E admiron Tuchel – Chelsea bën prioritet nënshkrimin me Militaon

Chelsea është e interesuar për të transferuar qendërmbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao.

Sport

02/02/2022 12:09

Mediumi spanjoll “AS” raporton se trajneri Thomas Tuchel ka kërkuar nga “Blutë” të kompletojnë transferimin e brazilianit në verë, transmeton lajmi.net.

Chelsea ka nevojë për disa përforcime në mbrojtje duke marrë parasysh se Andreas Christensen, Cesar Azpilicueta dhe Toni Rudiger pritet të largohen, pasi iu skadon kontrata në qershor.

Ndërkohë, tani Militao është prioritet për skuadrën angleze. Sidoqoftë, Real Madrid nuk e konsideron shitjen e brazilianit që është titullar i padiskutueshëm.

Militao ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025./Lajmi.net/