Këto janë simptomat që u paraqiten fëmijëve të infektuar me variantin Omicron

Mjekët këshillojnë prindërit që të mos neglizhojnë asnjë simptomë te të vegjlit për të evituar në këtë mënyrë komplikacionet.

Lifestyle

01/02/2022 18:15

As fëmijët nuk janë imun ndaj “Omicron”.

Mjekët thonë se te ata, varianti i ri i Covid-19 shkakton kryesisht dhimbje fyti dhe temperaturë të lartë që në kushte shtëpie është e pamenaxhueshme.

“Sars-Cov-2 me variantin e fundit Omicron fillon me një infeksion të grykëve, me dhimbje të  forta dhe me një temperaturë që nuk i përgjigjet antibiotikëve,” thotë mjeku.

Pediatri shqiptar, Bektash Mandri këshillon prindërit që të mos neglizhojnë asnjë simptomë te fëmijët pasi mjekimi i nisur në kohë shmang format e rënda të infeksionit.

“Në ftohjet e zakonshme i duhet referuar ecurisë së tyre ose infeksionit baketarial që kanë dhe japim antibiotikë, ndërsa në infeksionet virale vetëm pas analizave mund të japim një antibiotik,” shtoi mjeku.

Përveç Covid-19 në qarkullim janë edhe virozat stinore që kanë sjellë fluks në spitale. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes me higjienën dhe të shmangen mjediset e mbipopulluara, raporton oranews.

“Elementi bazë për mbrojtjen nga viroza është higjiena, larja e duarve, mos frekuentimi i ambienteve publike sidomos qendrave tregtare,” tha mjeku.

Mjekët po ashtu këshillojnë prindërit që të ajrosin shpesh ambientet ku mbajnë fëmijët si dhe t`i ushqejnë ata shëndetshëm.