Benzema vazhdon të jetë në dyshim për ndeshjen ndaj Bilbao

Karim Benzema vazhdon të jetë akoma në pikëpyetje lidhur me gatishmërinë për të luajtur në finalen ndaj Athletic Bilbao.

Sport

01/02/2022 15:29

Real Madrid luan finalen e Kupës së Mbretit përballë Athletic Bilbao. Para kësaj ndeshje, ylli kryesor i skuadrës, Karim Benzema ka pësuar një lëndim.

Fillimisht besohej se lojtari do të kthehej në kohë për këtë ndeshje, por gjërat vazhdojnë të jenë në pikëpyetje.

Nga Spanja bëjnë të ditur se Benzema nuk ka kompletuar seancën e tij stërvitore me skuadrën, përcjell lajmi.net.

Ancelotti thuhet se do ta vlerësojë nesër përfundimisht situatën e lojtarit e më pas të marrë vendimin.

Thuhet se Gareth Bale pritet të jetë një nga emrat startues në finalen e Kupës së Mbretit. /Lajmi.net/