Ramsey pranon kalimin te Rangers
Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey ka pranuar që të huazohet te Rangers.
Sport
Ramsey mezi ka luajtur këtë sezon, duke qenë titullar vetëm një herë në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.
Trajneri Massimiliano Allegri nuk e ka në plane mesfushorin, që i ka kërkuar të largohet këtë muaj dhe ky i fundit ka pranuar t’i bashkohet klubit skocez, Rangers deri në fundin e sezonit.
‘Athletic’ raportoi në mëngjes se Ramsey ishte në aerport duke shikuar opsionet për të kompletuar transferimin në ditën e fundit të afatit dimëror.
Ramsey refuzoi kalimin te Burnley dhe një skuadër tjetër e Premierligës, emri i së cilës nuk është bërë me dije dhe do t’i bashkohet Rangers.
Për Rangers shihet si përforcimi i duhur, të cilët janë duke garuar me Celtic për titull dhe momentalisht gjenden dy pikë para./Lajmi.net/