Barcelona propozoi shkëmbimin Dembele – Neymar, PSG as nuk e konsideroi si ofertë
Barcelona ka bërë një propozim interesant duke ofruar sulmuesin Ousmane Dembele në shkëmbim për yllin e PSG-së, Neymar.
Sport
Francezi nuk do rinovojë me katalunasit dhe Barcelona është duke provuar ta shesë para se të mbyllet ky afat kalimtar i janarit, në mënyrë që të mos e lejojë të largohet falas, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, Barcelona kërkoi Neymarin në shkëmbim për shërbimet e Dembeles, që do jetë agjent i lirë pas vetëm gjashtë muajve.
PSG normalisht as nuk e konsideroi si ofertë propozimin e tillë, andaj Barcelona provoi shkëmbimin me Mauro Icardin.
Sidoqoftë, përgjigja e “Parisienëve” ishte prapë negative, ngase e duan Dembele, por në verë, kur të jetë agjent i lirë.
Barcelona offered to swap Ousmane Dembélé for Neymar but PSG didn't even consider the proposal, according to @FabriceHawkins.
https://t.co/YTTbFrumcj— Get French Football News (@GFFN) January 31, 2022
Raportohet se PSG ka marrëveshje verbale me Dembele dhe do realizohet verën tjetër, ku do jetë pasuesi i Kylian Mbappe, për të cilin raportohet se ka kompletuar kalimin te Real Madrid./Lajmi.net/