E papritur, Real Madrid planifikon transferimin e Salibas

Real Madrid është duke përgatitur ofertë për qendërmbrojtësin e Arsenalit, William Saliba.

Sport

30/01/2022 16:02

20-vjeçari ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për “Topçinjtë” që prej transferimit në vitin 2019 për 27 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Saliba ka impresionuar në Francë dhe sipas ‘Sport’, tani është në radarin e gjigantit madrilen.

Raporti shton se Reali planifikon përforcime dhe Saliba është ndër prioritetet bashkë me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Saliba para disa ditëve është deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Marsielle, aty ku ndihet i lumtur, ngase verën që lamë pas nuk zuri vend në formacionin e Mikel Artetas./Lajmi.net/