Adama Traore arrin në Barcelonë për testet mjekësore

Adama Traore do të jetë përforcimi i radhës në radhët e Barcelonës.

Sport

28/01/2022 14:00

Anësori spanjoll, Traore, i cili dikur ishte pjesë e Barcelonës, po kthehet në ‘Camp Nou’ për një aventurë të dytë, përcjell lajmi.net.

Lojtari i Wolverhampton ka arritur në Barcelonë për testet mjekësore, para zyrtarizimit të marrëveshjes.

Traore do të jetë te Barcelona në formë huazimi deri në fund të sezonit, me skuadrën që ka opsionin për blerjen e kartonit të tij për 25 milionë funte në verë.

Adama kalonte nga Barcelona në Angli dhe tashmë po kthehet për një mundësi të dytë që të bind në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/