Biznesmeni vozit veturën 417 km në orë në autostradën e Gjermanisë, policia nis hetimet

Policia gjermane ka nisur një hetim kundër multimilionerit çek Radim Paser.

Auto & Tek

26/01/2022 21:30

Pasi ai voziti 417 kilometra në orë në autostradën gjermane me “Bugatin” e postoi videon në YouTube, transmeton lajmi.net.

Edhe pse nuk ka kufizime shpejtësie në autostradat gjermane, garat janë të ndaluara.

Videoja, të cilën sipërmarrësi çek i ndërtimit Radim Paser e postoi në kanalin e tij në YouTube, tregon lëvizjen e makinës sportive “Bugati Shiron” në autostradën gjermane A2 nga Berlini në Hanover dhe duke arritur shpejtësinë deri në 417 kilometra në orë.

Policia tani ka nisur hetimet, dhe pritet të marrin masa ndaj multimilionerit çek. /Lajmi.net/

YouTube player