Tielemans në shënjestrën e Liverpool, City e Arsenal
Tre gjigandët anglez, Liverpool, Manchester City dhe Arsenal janë duke synuar për të nënshkruar me mesfushorin e Leicester Cityt, Youri Tielemans.
Sport
Sipas asaj që raporton ‘Fichajes’, situata e mesfushorit belg po monitorohet edhe nga Real Madridi e Barcelona, shkruan lajmi.net.
Kontrata e yllit 24 vjeçar të Leicester përfundon në vitin 2023.
Nëse Leicester nuk arrin ta bind Tielemans që të rinovojë kontratën e tij me “Dhelprat”, pritet që krerët e klubit anglez të vendosin ta shesin yllin belg.
Këtë sezon, në 25 paraqitje në të gjitha garat për Leicester, Youri Tielemans ka regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij. /Lajmi.net/