Vdes shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë në një aksident të rëndë trafiku

Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lulaj. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes,…

Lajme

16/11/2026 20:10

Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lulaj.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lulaj, ndërsa ka mbetur i plagosur Thanas Poçaj i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit./Top Channel