Shkoi i 20-i, Blloku “B2” në KEK ende po “fle”
Kontrata në mes Korporatës Energjetike të Kosovës -KEK dhe kompanisë gjermane “GE Power AG” ishte personifikuar si me “gjermanin”, i cili është duke asistuar në riparimin e turbinës në bllokun B2.
Lajme
Kontrata në mes palëve ka skaduar, ndërsa blloku B2 ende nuk është rikthyer në funksion. Kësisoj KEDS po importon më shumë 260 MWH energji elektrike të shtrenjtë, shkruan lajmi.net.
Me datën 12.12.2021 gjatë operimit kishte ndodhur një aksident në turbinën TTU në njësinë B2. Kjo ka ndikuar që njësinë B2 të nxjerrim jashtë operimit për kohë të pa caktuar deri sa të bëhen inspektimet, analizat dhe shqyrtohen mundësitë për riparimin e dëmeve të shkaktuar.
Më këtë rast prokurimi i Korporatës Energjetike të Kosovës kishte lidhur kontratë më kompaninë gjermane “GE Power AG” në vlerë prej 248 mijë eurove. Kontrata ka përfunduar, e cila ka pasur validitet fiks 21 ditë dhe ajo ishte nëshkruar me 23.12.2021.
Siç ka mësuar lajmi.net, aktualisht prodhimi nga termocentralet është rreth 635 MWH, ndërsa importi rreth 370 MWH. Pra, konsumi i energjisë, aktualisht është pak mbi 1000 MWH. /Lajmi.net/
Lexo edhe:
https://lajmi.net/eksperti-gjerman-i-kek-ut-do-te-paguhet-rreth-12-mije-euro-ne-dite-ose-248-mije-euro-per-3-jave/