Anglezi i famshëm në TikTok: Dashuria ime për shqiptarët, do të vizitoj Shqipërinë
Të gjithë përdoruesit shqiptarë të rrjetit social TikTok e njohin anglez e famshëm, BIGGZ, të lojës ‘live’.
Fun
Ai është kthyer në një hit të vërtetë të kësaj loje. Tashmë një figurë shumë e dashur dhe për shqiptarët e TikTok. Por shumë pak dihet se kush është Biggz.
Emri i tij është Amin Farahani, por njihet edhe si Amin Biggz. Emigroi bashkë me familjen në Angli nga Irani kur ai ishte 10 muajsh. Ka luajtur edhe një rol në filmin “Harry Poter”.
Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Biggz fillimisht tregon si u njoh me lojtarët shqiptarët të lojës ‘live’ në TikTok, nga ku ai në të shumtën e rasteve del fitues.
“Unë kam nisur të luaj në TikTok që prej tetorit të vitit të kaluar. Gjatë këtij rrugëtimi timin në TikTok, u njoha me disa lojtarë shqiptarë. Njoha atë që ishte numri një i kësaj loje, Aleks Vishën. Më pas organizova një lojë me të”.
Të luajturit çdo ditë në TikTok me kundërshtarë shqiptarë, ku nuk mungojnë edhe dhuratat në formën a avionit apo planetit dërguar nga Granit Xhaka, ka bërë që Amin Biggz të mësojë edhe disa fjalë shqip.
Miqësia virtuale në TikTok me shqiptarët i ka ngjallur dëshirën të vizitojë vendin tonë, për t’u ndalur edhe në Kukës, në Londrën e vogël të veriut të Shqipërisë.
“Është në planet e mia të vizitoj Shqipërinë gjatë kësaj vere, bashkë me Aleksin dhe zotin Basha, një tjetër mik imi shqiptar. Dua të bëj një tur në të gjithë Shqipërinë. Do të jetë nder për mua të shikoj me sytë e mi vendin tuaj, të takoj shqiptarët për të cilët kam kuptuar se kanë një zemër të madhe. Për aq kohë sa zemrat tuaja janë të pastra, unë ju konsideroj si familjen time”.
Dhe në fund të intervistës me Top Channel, Biggz nuk harron të thotë atë që atë që thotë në fund të çdo loje kur humb apo fiton me shqiptarët: “Ju dua shqiptarë”.