Zyrtare: Mentor Zhdrella i bashkohet skuadrës së Dukagjinit
Ikona e futbollit kosovar, Mentor Zhdrella i është bashkuar skuadrës së Dukagjinit.

Sport
Dukagjini ka njoftuar për marrëveshjen me katër herë futbollistin më të mirë në Superligën e Kosovës, Mentor Zhdrella, përcjell lajmi.net.
Zhdrella, me një përvojë të madhe në skuadra si Hysi, Prishtina, Feronikeli e Llapi, shkon te Dukagjini për të ndihmuar qëndrimin në Superligë.
Mentori së fundmi ka qenë te Llapi, derisa tani do të nis një aventurë të re. Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Dukagjinit për këtë lëvizje. /Lajmi.net/