ZYRTARE: Malisheva nënshkruan me Fidan Gërbeshin
Malisheva ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Fidan Gërbeshi.

Sport
Gërbeshi pasi luajti në klubet si Drita, Feronikeli dhe së fundmi te Arbëria i është bashkuar skuadrës së Arsim Thaqit, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë e Malishevës pa ndërhyrje:
“Konfirmojmë transferrin e ri të lojtarit Fidan Gërbeshi.
Marrëveshja me Fidanin për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë. Kryesisht luan si qendër mbrojtës. Një qendër mbrojtës i kompletuar, i qëndrueshëm dhe punëtor.
Karrierën e tij si futbollist e filloi me Ka filluar me FC Ulpianën, pastaj luajti për FC Dritën, Feronikelin dhe së fundmi në FC Arbëria. Fidani ka patur një karrierë të bujshme dhe një përvojë mbresëlënëse si në futbollin Kosovar po ashtu edhe evropian.
Superliga e Kosovës: 132 ndeshje
Kupa e Kosovës: 8 ndeshje
Europa League: 3 ndeshje
Superkupa e Kosovës: 3 ndeshje
UEFA Champions League: 2 ndeshje
Të lumtur që Fidani është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale”, shkroi klubi në komunikatë.
Ndërkohë, Malisheva është duke garuar për qëndrimin në Superligën e Kosovës./Lajmi.net/