ZYRTARE: Malisheva nënshkruan me Ibrahimin

Malisheva ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Labinot Ibrahimi.

Sport

11/01/2022 14:13

Ibrahimi që luan në pozitën e qendrës së mbrojtjes ose edhe në krah, ka pasur një karrierë të madhe në Kosovë dhe Shqipëri, transmeton lajmi.net.

Malisheva përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se kanë marrëveshje për sezonin 2021/22.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Klubi konfirmon se ka arritë marrëveshje me lojtarin Labinot Ibrahimi.

Labi është një lojtar mjaft i gjithanshëm. Kryesisht luan si qendër mbrojtës, e po ashtu luan edhe si mbojtës krahu. Shquhet për aftësitë e shkëlqyeshme në krosime, hap dhe energji. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Labi gjithashtu është shumë efektiv në ajër.

Ka patur një karrierë mjaft të bujshme në futbollin Kosovar dhe atë të Shqipërisë. Një përvojë e jashtëzakonshme edhe ne futbollin evropian, në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë. Ka filluar me FC Prishtinën pastaj ka luajtur për Partizanin e Tiranës, është rikthyer përsëri në FC Prishtina. Sezonin e fundit luajti në FC Arbëria.

Karriera e tij e deritashme është impresive

Kategoria Superiore (Liga e Shqipërisë): 153 ndeshje

Superliga e Kosovës: 46 ndeshje

Kupa e Shqipërisë: 25 ndeshje

Europa League: 9 ndeshje

UEFA Champions League: 6 ndeshje

Kupa e Kosovës: 6 ndeshje

Marrëveshja e arritur me Labin për sezonin 2021-2022, për FC Malishevën është më se e mirëseardhur dhe një shtytje për klubin tonë në sfidat që na presin.

Ne, në FC Malisheva i deshirojmë mirëseardhje Labit në klubin tonë dhe i deshirojmë shumë fat në jetë dhe karrierë”, shkroi klubi në komunikatë./Lajmi.net/