Arsenali planifikon ta lirojë mbrojtësin për t’i kursyer 1 milion euro pas kontratës së tij të çuditshme
Pablo Mari raportohet se është duke e konsideruar të ardhmen e tij larg Arsenalit pasi luftoi për të gjetur një vend titullari në skuadrën e Mikel Artetës.
Sport
Spanjolli filloi në dy ndeshjet e para të ‘Topçinjve’ në Premier League këtë sezon – dy humbje 2-0 nga Brentford dhe Chelsea – përpara se të luante për herë të fundit në një fitore 3-0 të Kupës Carabao ndaj Wimbledon në shtator.
Fatkeqësisht për Marin, kjo ishte paraqitja e tij e fundit për klubin dhe që atëherë ka dalë jashtë favorit të Artetas për pozitën e titullarit, me Ben White dhe Gabriel Magalhaes që kanë krijuar një tandem stabil në qendërmbrojtje.
Kjo ka bërë që Mari të konsiderojë të ardhmen e tij në klub, sipas ‘football.london’, dhe po tërheq interesin nga ish-klubi Flamengo, të cilët janë të interesuar ta marrin atë në huazim.
Pasi ka bërë vetëm tre paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, Mari do të shikojë opsionet e tij dhe do të kërkojë një largim nga Emirates në afatin kalimtar të janarit.
Nëse ai largohet, ‘football.london’ raporton se largimi i tij mund t’i kursejë Arsenalit 865,000 £ (1 milion euro) në bonuse të lidhura me performancën.
Kur mbrojtësi iu bashkua klubit në mënyrë të përhershme në verën e vitit 2020, pasi u bashkua fillimisht në formë huazimi në dritaren e janarit dhe ishte nënshkrimi i parë i Artetës si shef i Arsenalit, klubi i Londrës veriore do t’i duhej t’i paguante klubit brazilian 865,000 £ sa herë që ai do të startonte 10 ndeshje në Premier League.
Nëse konfirmohet, do të ketë nënkuptuar që ‘Topçinjtë’ kanë paguar tashmë një këst të bonusit për Flamengo, duke pasur parasysh se si Mari ka bërë 14 paraqitje në Premier League deri më tani.
Pra, nëse ai vazhdon të bëjë gjashtë paraqitje të tjera, kjo do të thotë që Arsenali duhet të paguajë 865,000 £ të tjera – të cilat mund të kursehen nëse ai largohet në huazim këtë muaj.
Mari pritet të emërohet në formacionin startues për ndeshjen e Arsenalit në Kupën FA me Nottingham Forest këtë fundjavë, por një tjetër mos inkuadrim nga minuta e parë nga Arteta mund ta shohë mbrojtësin të marrë një vendim për kohën e tij në klub menjëherë. /Lajmi.net/