Disa këshilla për të filluar një lidhje të re

Qëllimi i një marrëdhënieje me dikë nuk është të mendosh vazhdimisht për të

Lifestyle

07/01/2022 09:27

Ka shumë këshilla kur bëhet fjalë për dashurinë, por po aq dilemë se cilën të zgjidhni. Megjithatë, këtu janë disa këshilla për një fillim të ri, transmeton lajmi.net.

Mos bëni krahasime

Ne priremi të krahasojmë marrëdhëniet e kaluara ose ish-partnerët/et  me ato aktuale. Kjo është krejtësisht e gabuar dhe nuk duhet bërë në asnjë mënyrë. Marrëdhëniet e kaluara na mësojnë se çfarë nuk duhet të bëjmë në të renë dhe të mos kthehemi në të njëjtin model.

Komunikimi të jetë i hapur

Një nga këshillat më të mira për një fillim të ri është vendosja e një rregulli të hapur komunikimi menjëherë. Vetëm atëherë do të dini se si ta rregulloni veten.

Përfshini një person të dashur në planet tuaja

Qëllimi i një marrëdhënieje me dikë nuk është të mendoni vazhdimisht për të, por ta përfshini atë person në planet tuaja ose të paktën të përpiqeni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i tij/saj. /Lajmi.net/