“Do bisedojmë në javët e ardhshme”, drejtori i Dortmundit jep detaje për të ardhmen e Haaland

E ardhmja e qendërsulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland vazhdon të jetë në dyshime.

Sport

05/01/2022 17:05

Norvegjezi është i lidhur me largimin nga klubi gjerman, me klauzolën e lirimit që i aktivizohet në verë dhe kërkohet nga top klubet evropiane, transmeton lajmi.net.

Drejtori i Dortmundit, Sebastian Kehl ka treguar se do bisedojnë me Haaland në javët e ardhshme dhe është optimist se do e mbyllin marrëveshjen.

“Do ulemi me Haaland në javët e ardhshme dhe do diskutojmë situatën. Do ishte vendim i mirë nëse nuk zvarritet përgjithmonë”.

“Është në duar të mira te BVB dhe arsyeja pse ne si klub mund të jemi opsion shumë i mirë për të”, deklaroi ai.

Ndërkohë, raportohet se Barcelona dhe Real Madrid janë favoritët për të nënshkruar me Haaland në verë./Lajmi.net/