Disa këshilla si të jepni puthjen më të paharrueshme
Puthja mes një çifti është një nga momentet më private dhe intime.
Lifestyle
Shkrimtarë dhe poetë të ndryshëm, shpesh e kanë cilësuar puthejn më erotike se vetë marrëdhënien seksuale, transmeton lajmi.net.
Një puthje e mirë mund të zgjojë romancat në lidhjen tuaj dhe t’ju bëjë të pazëvëndësueshëm në sytë e partnerit/es.
Prandaj, lexoni më poshtë dhe filloni rrugëtimin tuaj si ekspert/e i puthjeve romantike.
Kuptoni se një puthje e mirë, nuk duhet të jetë vetëm në buzë.
Shkoni në pikat “unike” të trupit të partnerit tuaj, që do ta çmendin atë:
– Qafa
– Nën kockën e nofullës
– Pjesa e butë në fundin e veshit
– Një zhytje e vogël në kocka poshtë qafës
– Maja e hundës
– Balli
– Shpatullat
Mund të merrni “pak pushim”, disa sekonda, për të shijuar njëri-tjetrin dhe për të marrë frymë.
Filloni nga buzët, duke u puthur pa gjuhë, për të vazhduar butësisht në mjekër, pastaj përgjatë kockës së nofullës dhe drejt veshit. Prej këtu, merrni frymë pranë veshit të tyre, ose pëshpëritini diçka të ëmbël.
#2
“Kapeni” partnerin/en nga pas, dhe filloni t’i puthni nga supet, drejt qafës dhe veshit. Më pas, kthehuni dhe filloni ta puthni në ballë, përgjatë pjerrësisë së hundës, duke përfunduar në buzë.
#3
Sigurohuni t’i mbani duart në vendin e duhur. Nëse ju ndodh të pyesni veten: “Ku t’i mbaj duart?”, këtu keni gjithë opsionet më të mira.
– Vendosini të dyja duart në të dyja anët e kokës së partnerit, pastaj rrëshqitini duart në flokët e tyre.
– Vendosini pas qafës ose në pjesën e poshtme të shpinës.
– Lërini të dyja duart të mbështeten lehtë në gjoksin ose kraharorin e tyre.
– Vendosni të dyja durat në ijet e tyre
– Provoni të lëvizni me gishta lart e poshtë në shtyllën kurrizore, poshtë qafës së tyre ose të rrini pezull rreth faqeve dhe nofullës.
#4
Sigurohuni t’i mbani sytë mbyllur dhe ndoshta t’i hapni ato për pak, vetëm në momentin e pauzës.
#5
Rifreskoni frymëmarrjen, por sigurohuni që goja të mos vijë aromë të fortë menteje apo diçka e ngjashme.
#6
Shikoni vendndodhjen dhe gjeni momentin e duhur.
Një puthje mund të jetë sa intime dhe rastësore, prandaj kuptoni situatat. Për shembull, nuk do ishte e përshtatshme, të jepnit një puthje pasionante dhe të gjatë në autobus.
#7
Vështroni çfarë kërkon partneri.
Ndoshta ju kuptoni se ai/ajo nuk po ndihet mirë ose ndoshta do ta çojë puthjen më tej. Kuptoni situatën dhe veproni në varësi të saj. /Lajmi.net/