Agjenti i njohur italian: Real Madrid e do Mbappen këtë muaj, ofruan 50 milionë euro

Real Madrid mesa duket është duke provuar të kompletojë transferimin e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe gjatë afatit dimëror.

Sport

04/01/2022 14:09

“Los Blancos” kanë ofruar plotë 50 milionë euro për nënshkrimin me francezin këtë muaj, duke marrë parasysh që kontrata i skadon në verë, kështu se paku raporton agjenti i njohur italian, Giovanni Branchini, transmeton lajmi.net.

Branchini thotë se Real Madrid ka ofruar 50 milionë euro për Mbappe, mirëpo PSG ende nuk ka kthyer përgjigje.

“Real Madrid e dëshiron Kylian Mbappen menjëherë dhe kanë ofruar 50 milionë euro. Nuk e di si do të ndodh, varet nga PSG”.

“Sigurisht që më duket se iniciativa e Florentino Perez meriton vëmendje, është një mesazh stabiliteti për sistemin. Në fund të fundit, është turp për të gjithë që një lojtar i këtij niveli lëviz në verë në një transfertë të lirë”, deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”.

Ndërkohë, Mbappe muajin që lamë pas konfirmoi se nuk do largohet nga PSG deri në verë./Lajmi.net/