U raportua i zhdukur: Burri i dehur i bashkohet grupit dhe kërkon veten me orë të tëra

Një burrë i zhdukur në Turqi, i cili njëkohësisht ishte i  dehur  u bashkua aksidentalisht në grupin e  kërkimit dhe kërkoi veten për orë të tëra para se të kuptonte se ishte objektivi i misionit të shpëtimit.

Fun

04/01/2022 11:12

Sipas raporteve të mediave lokale, Beyhan Mutlu, një burrë 50-vjeçar nga një rajon rural në Turqi, ishte duke pirë me miqtë e tij kur u largua në një pyll dhe pastaj u kthye. Të shqetësuar për të, miqtë e tij më pas lajmëruan autoritetet, të cilët ngritën një mision kërkim-shpëtimi për ta gjetur.

Sipas kanalit turk NTV, kur u morën lajmet për të zhdukurin, përpjekjet për ta gjetur atë u intensifikuan në lagjet aty pranë, me një grup të madh vullnetarësh që iu bashkuan misionit. Ky grup kërkimi po thërriste emrin e Mutlu-s për orë të tëra, kur papritmas një burrë nga brenda grupit foli dhe thuhet se tha: “Kë po kërkojmë? Jam këtu.”

Është e paqartë se si Mutlu e gjeti veten në grupin e tij të kërkimit ose se si miqtë e tij nuk e kuptuan se ai ishte nën hundën e tyre gjatë gjithë kohës. Policia ishte në gjendje të shoqëronte në mënyrë të sigurt Mutlun në shtëpinë e tij.

Kjo nuk është hera e parë që një person i zhdukur i bashkohet misionit të tyre të shpëtimit. Në vitin 2012, një turiste aziatike që u zhduk në Islandë u gjet gjithashtu në grupin e saj të kërkimit pasi thuhet se ajo nuk arriti të njihte përshkrimin e saj.