Disa metoda për të ndihmuar meshkujt që të zgjasin më shumë gjatë seksit

E keni problem të zgjasni gjatë seksit? Ja se çfarë mund të iu ndihmoj...

Lifestyle

13/12/2021 13:55

Nëse shqetësoheni se përfundoni shumë shpejtë gjatë seksit, atëherë nuk jeni vetëm, shkruan lajmi.net.

Një nga tre burra përballet me këtë problem, dhe nuk ka një arsye specifike pse ndodhë kjo, por ka disa faktorë që mund të ndikojnë.

Nganjëherë mund të ndodhë edhe nëse jeni vazhdimisht aktiv seksualisht që të përfundoni shumë shpejtë, dhe disa nga faktorët kryesorë që mund të shkaktojnë këtë janë:

  • Nëse jeni në ankth, të stresuar, ndjeheni fajtorë apo jeni në depresion.
  • Nuk keni shumë eksperiencë seksuale ose keni kohë të gjatë pa bërë seks.
  • Niveli i lartë i testosteronit.
  • Hipersensiviteti, pra keni shumë receptorë të prekjes në penis.

Pra, si mund të zgjatni më shumë gjatë seksit?

Janë disa veprime që mund të bëni, nëse ky problem nuk është mjekësor, shkruan lajmi.net. Këto janë disa këshilla që mund të iu ndihmojnë gjatë seksit:

Përdorni prezervativ – meqenëse prezervativi ulë ndjeshmërinë e penisit, ju mund ta keni më të lehtë të zgjatni më shumë gjatë seksit.

Mësoni teknikën “pushim-shtrëngim” – kjo metodë mund të bëhet gjatë seksit apo masturbimit.

  1. Bëni seks deri në momentin që e ndjeni se jeni afër përfundimit
  2. Ndalo dhe shtrëngo majën e penisit për disa sekonda deri sa ndjesia e orgazmës të kalojë
  3. Vazhdoni të bëni seks dhe përsëriteni aq herë sa të ketë nevojë.

Bëni seks më ngadalë – nëse seksi është i shpejtë, atëherë me shumë gjasë do të përfundoni shumë më shpejtë sesa që dëshironi, shkruan lajmi.net. Ngadalësoni dhe penetroni më fuqishëm.

Ndryshoni pozicion – ndërkohë që po ndryshoni pozicione juve do të iu duhet të ndaloni për disa sekonda, gjë që do të ndihmoj trupit tuaj të relaksohet dhe ftohet paksa, duke e ngadalësuar edhe orgazmën.

Masturboni para seksit – në këtë mënyrë, trupi juaj nuk do të jetë shumë sensitiv gjatë stimulimit seksual. Mund të iu duhet ta provoni disa herë para se të kuptoni kohën  e duhur se sa kohë para se të bëni seks duhet të masturboni. Kjo sepse nëse masturboni shumë herët, nuk do të ketë efekt, dhe nëse masturboni shumë vonë, mund të keni probleme me ereksionin.

Shpërqendroni veten – mendoni për gjëra të tjera që nuk janë të lidhura me seksin, p.sh. çfarë ke ngrënë në mëngjes, çfarë filmi dëshiron të shohësh më vonë, apo diçka të tillë. Por kjo gjithashtu do të dobësoj intimitetin me partnerin gjatë aktit. /Lajmi.net/