Sa shpesh e puthë partnerin? Ja çfarë tregon kjo për lidhjen tuaj

Sipas një studimi të ri, përgjigja juaj ndaj këtyre pyetjeve mund të jetë një sinjal se sa të kënaqur jeni seksualisht dhe në marrëdhënien tuaj në përgjithësi.

Lifestyle

13/12/2021 12:01

Sa shpesh e puthni partnerin tuaj? Çdo ditë? Një herë në javë? Pothuajse kurrë?

A jeni puthur herën e fundit që keni bërë seks? Aspak? Vetëm pak? Apo, ndoshta, shumë?

Studimi

Në një studim të ri, të botuar së fundmi në Journal of Sex & Marital Therapy, studiuesit ishin të fokusuar në dy lloje puthjesh: 1) puthje specifike (dmth. puthje që ka ndodhur gjatë momentit më të fundit seksual) dhe 2) puthje globale (dmth. puthja me kalimin e kohës në një marrëdhënie), të cilat mund të parashikojnë nivelin e kënaqësisë seksuale dhe marrëdhënies së çiftit.

Mostra e tyre përbëhej nga 878 pjesëmarrës (433 burra dhe 445 gra) të cilët ishin mbi moshën 18 vjeç dhe në marrëdhënie të paktën 2 vjet. Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve (75%) ishin të martuar, 16% ishin ekskluzivisht me dikë dhe 9% ishin të fejuar. Një shumicë e vogël (52.6%) e grave u identifikuan si ekskluzivisht heteroseksuale dhe shumica (62.5%) e burrave u identifikuan si ekskluzivisht heteroseksualë.

Autorët u kërkuan pjesëmarrësve t’u përgjigjeshin pyetjeve të mëposhtme:

– Gjatë përvojës suaj të fundit seksuale me partnerin, sa u puthët në buzë? Përgjigjet ishin nga 1 = “asnjë” deri në 5 = “disa herë”)

– Gjatë vitit të kaluar, sa shpesh e keni puthur partnerin tuaj? Përgjigjet varionin nga 1 në 7, ku 1 = “kurrë” dhe 7 = “më shumë se një herë në ditë”.

Autorët gjithashtu i bënë pjesëmarrësve pyetje në lidhje me a) qëndrueshmërinë e orgazmës, b) frekuencën seksuale, c) kënaqësinë dhe pakënaqësinë seksuale, dhe d) kënaqësinë dhe pakënaqësinë në marrëdhënie. Ata kontrolluan statusin e marrëdhënies, racën, orientimin seksual, kohëzgjatjen e marrëdhënies dhe të ardhurat.

Gjetjet

Shumica e të anketuarve raportuan se kishte patur puthje gjatë aktit të fundit seksual në një shkallë 3.5-4 nga 5 që ishte maksimalja. Pyetja tjetër kishte një përgjigje mesatare nivelin numër 6.

Për gratë dhe burrat, shpeshtësia e “puthjeve specifike”, u zbulua se kishte një efekt domethënës dhe të drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë e orgazmës, frekuencën seksuale dhe kënaqësinë seksuale. Edhe puthje e tjera kanë një efekt në kënaqëinë e lidhjes.

Sa i përket dallimeve gjinore, qëndrueshmëria e orgazmës së grave dhe kënaqësia seksuale u ndikuan më shumë nga puthjet specifike (domethënë, puthjet gjatë aktit të tyre të fundit seksual). Sidoqoftë, për burrat, masa globale e puthjes (domethënë, sa shpesh ata raportonin se e puthnin partnerin e tyre në përgjithësi) ishte më e lidhur me kënaqësinë seksuale dhe marrëdhënien në përgjithësi.

Çfarë kuptimi kanë këto gjetje?

Gjetjet nga ky studim sugjerojnë se puthja është një parashikues i rëndësishëm i kënaqësisë seksuale dhe marrëdhënieve për burrat dhe gratë në marrëdhënie afatgjata. Prandaj, shfrytëzoni çdo moment për t’u puthur si të ishte hera e parë! /Lajmi.net/