Rregullon hormonet dhe largon aknet – Ky është ushqimi që duhet të konsumoni më shumë

Ka shumë përfitime për shëndetin, por edhe për pamjen e jashtme!

Lifestyle

13/12/2021 10:07

Edhe pse avokado ka hyrë shumë vonë në tregun tonë vendas krahasuar me atë evropian e më gjerë, është shndërruar shumë shpejt në një prej produkteve më të çmuara për shëndetin.

Avokado është i pasur me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, vitamina dhe minerale, të cilat e bëjnë ushqimin kryesor që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj ushqimor.

Më poshtë, keni 4 arsyet kryesore përse duhet të konsumoni avokado:

1.Përmirëson shëndetin e zemrës: Avokado balancon lipidet e gjakut për shkak të acideve të shëndetshme yndyrore që përmban. Në një avokado me madhësi mesatare gjenden rreth 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% acide yndyrore poli të ngopura dhe 16% acide yndyrore të ngopura. Konsumi i vazhdueshëm i avokados përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pastron arteriet e venat.

2.Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm: Vitaminat dhe acidet esenciale Omega-3 që gjenden tek avokado ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë sa më e shëndetshme dhe të balancojë nivelin e sebumit, si dhe është një ndër hidratuesit më të mirë të skalpit dhe flokëve. Avokado përmban luteinë, një karotenoid që mbron dhe forcon shikimin.

3.Ju ndihmon të humbni peshë: Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura në yndyrna të shëndetshme përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye duhet ta bëni avokadon pjesë të regjimit tuaj dobësues.

4.Ndihmon në balancimin e niveleve të hormoneve: Avokado përmban acide yndore esenciale që ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë në funksionin riprodhues dhe atë njohës. /Lajmi.net/