Specialiteti i veçantë i në një restorant në Tajlandë: Mund t’i shtoni kanabis picës për vetëm 2 euro

Marihuana rekreative është ende e paligjshme në Tajlandë dhe mund, edhe pse ligjet e drogës janë liberalizuar në vitet e fundit.

Fun

12/12/2021 11:02

A keni dëgjuar ndoënjeherë për Pizza me kanabis? Ky kombinim është bërë realitet në Tajlandë. ‘Crazy Happy Pizza’, është një pizza me një gjethe kanabisi që është plotësisht e ligjshme.Panusak Suensatboon, menaxher i përgjithshëm i ‘The Pizza Company’, zinxhiri që prodhon picat me kanabis, tha:

“Është thjesht një fushatë marketingu – nuk mund t’ju bëjë të lartë. Mund ta shijoni kanabisin dhe më pas, nëse keni marrë mjaftueshëm, ndoshta do t’ju zërë gjumi.’

Pica ‘Crazy Happy’ është një përzierje e mbushjeve që ngjallin shijet e supës së famshme të Tajlandës Tom Yum Gai së bashku me një gjethe kanabisi të skuqur sipër.

Kanabisi futet gjithashtu në koren e djathit dhe ka kanabis të copëtuar në salcë.

Një pica nëntë inç kushton 499 baht (rreth 11 £). Klientët që preferojnë një varietet të bërë vetë mund të zgjedhin shijet e tyre, me një tarifë shtesë prej 100 baht (2 £) për dy ose tre gjethe kanabisi.

Prej vitesh, bima e kanabisit është përdorur për dy qëllime kryesore: si kërp për prodhimin e litarit dhe veshjeve dhe si drogë dehëse.

Vitet e fundit, megjithatë, është shfaqur një lloj produkti i nivelit të mesëm: kanabidioli, ose CBD, një kimikat i gjetur në kanabis që mund të përpunohet në atë që konsiderohet si një ilaç kurë.

Marihuana rekreative është ende e paligjshme në Tajlandë dhe mund, edhe pse ligjet e drogës janë liberalizuar në vitet e fundit. /Lajmi.net/