Ushqimet më të ‘rrezikshme’ për fëmijët e vegjël
Disa ushqime nuk preferohen aspak për fëmijët e vegjël.
Lifestyle
Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore ka përpiluar një listë me ushqimet më të rrezikshme për fëmijët e vegjël, ku në krye janë hot-dogat, transmeton lajmi.net.
Prandaj ekspertët paralajmërojnë se nëse u shërbeni hot dog fëmijëve të vegjël, sigurohuni që fillimisht t’i qëroni, pra t’i hiqni lëkurën dhe t’i prisni në copa më të vogla.
Ushqime të tjera që mund të paraqesin rrezik të madh që mund të qojnë deri te mbytja e fëmijëve janë kokoshkat, buka e bardhë, krisurat ose ëmbëlsirat me oriz
Ato pasohen nga karamele të forta, rrushi, arra, copat e djathit, perimet e papërpunuara, çamçakëzi, marshmallows, pula pa kocka dhe fruta të tilla si mollët, portokallet, qershitë dhe shalqinjtë. /Lajmi.net/