Gjërat që duhet të keni kujdes në takimin e parë

Siç e dimë, takimi i parë është gjithmonë shumë i rëndësishëm.

Lifestyle

11/12/2021 11:46

Kujdesi në takimet e para është i detyrueshëm, pasi janë detajet ato që binë në sy gjithmonë, transmeton lajmi.net.

Këto janë disa gjërat nga të cilat duhet të keni kujdes në takimin e parë:

Rrudhat

Nuk është fjala për rrudhat në fytyrë, por për ato nëpër rroba. Nëse shkoni në një takim me një bluzë të pahekurosur, jepni përshtypjen se nuk i kushtoni rëndësi njeriut që po takoni. Por, mund edhe t’u dukeni i pakujdesshëm dhe dembel.

Çamçakëzi

Njerëzit përtypin çamçakëz për një sërë arsyesh. Përgjithësisht, ka të bëjë me stresin. Ose ose, kur përpiqen të lënë cigaren. Ngado që ta kapni, çamçakëzi është shenjë papjekurie, ndaj përpara se të shkoni në takim, hidheni…në kosh.

Grimin e tepërt

Grimi i rëndë ngjall mosbesim tek të tjerët; ‘Çfarë fsheh ajo pas gjithë atij truku?’, pyet pavetëdija e tyre.

Këpucët e papastruara

Këpucët janë një prej detajeve që më shumë vihen re, dhe kur janë të pastra e të lustruara, i shtojnë shumë pikë pranisë suaj. Në të kundërt, mos u ulni pa i pastruar të pastën me një faculetë.

Aroma

Ka shumë njerëz që janë aq të ndjeshëm ndaj aromave saqë mund t’u shkaktojë të përziera apo migrenë. Por aroma e trupit është një prej atyre gjërave që kapet menjëherë nga pavetëdija e të tjerëve, dhe ndikon shumë në përshtypjen që krijojnë për ju. Lahuni, parfumosuni dhe nëse jeni një duhanpirës, ndërroni bluzën përpara se të shkoni në takim. /Lajmi.net/