ZYRTARE: Domenico Tedesco trajner i RB Leipzigut

RB Leipzig ka zyrtarizuar marrëveshjen me Domenico Todesco.

Sport

09/12/2021 12:25

Pas shkarkimit të Jesse Marsch shkak i rezultateve të dobëta, klubi gjerman e ka zëvendësuar me Tedescon, shkruan lajmi.net.

36-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2023 dhe këtë e konfirmoi klubi përmes një komunikate në “Twitter”.

“Mirësevjen te RB Leipzig, Domenico Tedesco. 36-vjeçari do vazhdojë në krye deri në qershorin e vitit 2023”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, synimi i tij do jetë sigurimi i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve për vitin tjetër dhe ndoshta fitimi i Ligës së Evropës./Lajmi.net/