Pas largimit nga shtëpia e “Big Brother”, Fifi merr vendim për ndryshim

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi ka qenë një nga banorët më të përfolura të këtij edicioni të 'Big Brother VIP'.

ShowBiz

09/12/2021 10:23

Ajo u largua nga shtëpia për tu kujdesur për veten e saj pasi nuk mundi ta përballonte izolimin aty, shkruan lajmi.net.

Prej disa javësh, Fifi i është kthyer normalitet dhe është duke e shijuar jetën jashtë shtëpisë.

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun ka bërë një ndryshim në pamjen e saj duke u shndërruar në brune, teksa ndjekësit e kanë pëlqyer pamjen e re.

“Të gjithë e duan një brune”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive të publikuara në profilin e saj në “Instagram”.

Fifi konsiderohej njëra nga konkurentet më të forta dhe kompetente për të fituar çmimin e madh./Lajmi.net/