Tuchel bllokon kalimin e Werner dhe Ziyech te Barcelona
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel thuhet se ka refuzuar mundësinë që ndonjëri nga yjet si Timo Werner ose Hakim Ziyech të largohen nga "Stamford Bridge" në mesin e sezonit.
Sport
Barcelona ka qenë e lidhur me dy futbollistët, ngase katalunasit duan ta përforcojnë sulmin me fillimin e sezonit 2022, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Sport raporton se skuadra e Xavit tashmë është informuar se asnjë lojtarë i Chelseas nuk do jetë i lirë në mesin e sezonit.
Raporti shton se është trajneri Thomas Tuchel që nuk lejon ndonjë futbollistë të largohet, ngase beson se mund të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve vetëm me skuadrën e plotë.
Werner ka shënuar tre herë dhe regjistruar një asistim në 12 paraqitje gjatë këtij sezoni, derisa Ziyech ka kontribuar me tre gola dhe katër asistime në 15 paraqitje./Lajmi.net/