Fenerbahce reagon pas raportimeve se kanë marrëveshje me Chelsean për Szalai

Fenerbahce ka mohuar raportimet për marrëveshjen e transferimit të Attila Szalai te Chelsea.

Sport

08/12/2021 09:45

Hungari është i lidhur me kalimin të “Blutë” dhe Football Insider ka raportuar se marrëveshje për transferimin e mbrojtësit në “Santiago Bernabeu” ishte kompletuar, transmeton lajmi.net.

Szalai ka impresionuar në Turqi me Fenerbahce dhe nuk do ishte befasi nëse e shohim te ndonjë gjigant evropian në të ardhmen e afërt.

Sidoqoftë, Fenerbahce ka mohuar raportimet se kanë marrëveshje me klubin londinez.

“Lajmet për transferimin e lojtarit tonë Attila Szalai që janë bërë publike në ditët e fundit, bazuar në disa media dhe rrjete sociale, nuk janë të vërteta”.

“Klubi ynë nuk ka bërë negociata për futbollistin tonë të suksesshëm Attila Szalai. Lojtari vazhdon të punojë i koncentruar për qëllimet e skuadrës. E prezantojmë këtë në publik”, shkroi klubi turk.

Chelsea thuhet se e shikon Szalai si pasuesi i Antonio Rudiger, për të cilin raportohet se ka marrëveshje joformale me Real Madridin./Lajmi.net