Messi tejkalon Pelen për gola në karrierë
Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka arritur të thyejë rekord me dygolëshin ndaj Club Brugge.
Sport
Argjentinasi shënoi dy herë ndaj klubit belg në fitoren 4 – 1 të “Parisienëve”, shkruan lajmi.net.
Me këtë dygolësh, Messi ka arritur në kuotën e 758-të golave zyrtarë, duke tejkaluar Pelen, që kishte shënuar 757 gola.
Lionel Messi has now scored 758 career goals, overtaking Pele who is on 757 goals.
— Roy Nemer (@RoyNemer) December 7, 2021
Ndërkohë, rivali i përbetuar i argjentinasit, Cristiano Ronaldo mbetet golashënuesi numër një në histori me 801 gola zyrtarë./Lajmi.net/