Mesfushori i Arsenalit i zhgënjyer me performancat e tij, e noton veten me 4/10

Thomas Partey zbuloi se ai është kritiku më i madh i vetvetes dhe u zotua të japë paraqitje më të mira dhe më të qëndrueshme nga mesfusha e Arsenalit.

Sport

06/12/2021 19:52

Partey mbërriti nga Atletico Madrid në tetor 2020 pasi Arsenali aktivizoi klauzolën e tij të lirimit prej 45 milionë funteve, por ai kaloi pjesën më të madhe të sezonit të tij të parë duke u përshtatur me jetën në Premier Ligë pa tifozë, ndërkohë që po luftonte me pengesat e dëmtimeve.

28-vjeçari, i cili ishte i kufizuar në 18 starte në ligë sezonin e kaluar, dha një vetëvlerësim të sinqertë për vitin e tij të parë në klub dhe mendon se ka më shumë për të ardhur prej tij në të dy skajet e fushës.

Partey tha për ‘Sky Sports News’: “Unë i jap vetes katër [nga 10], sepse ka momente që mund të lëndoj vërtet skuadrën tjetër, por ka edhe momente ku e lejoj veten të humbas fokusin dhe atëherë gjithçka shkon poshtë.

“Kjo është kur kupton se duhet të përmirësohesh.”

Një dëmtim i kyçit të këmbës në para-sezon bëri që Partey të humbasë tre ndeshjet e para të sezonit të Arsenalit, por ndërkombëtari ganez beson se ai do të fillojë të përfitojë nga një ecuri e zgjatur në ekip.

Ai gjithashtu premtoi se do të punojë për qëndrueshmërinë e tij pas një paraqitjeje të përzier gjatë humbjes 3-2 ndaj Manchester United dhe është i bindur se përmirësimet do të vijnë me punë të palodhur.

“Që nga fillimi [i ndeshjes së Manchester United] kam pasur disa momente ku kam dhënë dy topa dhe dikë që shikon në TV nga shtëpia ose në stadium, është normale që ata e shohin këtë”, shtoi Partey.

“Në fund, duhet të jem i lumtur me disa momente, duhet të mësoj nga pjesët e këqija dhe të përpiqem të bëj më mirë. Mendoj se ata kërkuan më shumë dhe personalisht e di që mund të jap më shumë. Më duhet të vazhdoj të punoj dhe në në fund do të marr rezultatet”.

Menaxheri Mikel Arteta madje e ka sfiduar Partey që të bëhet një ‘bos në mesfushë’ dhe të përdorë përvojën dhe udhëheqjen e tij për të udhëhequr atë që është ende një skuadër relativisht e re.

“Nga mbrojtja në sulm, unë mund ta ndihmoj shumë ekipin”, tha Partey.

“Më duhet të lexoj më shumë nga loja. Tani po bëj shumë lojëra të vazhdueshme, është normale që disa lojëra, apo disa momente në lojëra, do të jem poshtë.

“Me më shumë lojëra, me më shumë besim, do të jem në gjendje të arrij atje ku dua të jem”, ka përfunduar mesfushori ganez. /Lajmi.net/