Real Madrid publikon listën për ndeshjen ndaj Interit

Real Madrid ka bërë publike listën për ndeshjen e radhës për takimin e fundit në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, që e zhvillojnë kundër Interit.

Sport

06/12/2021 15:11

“Los Blancos” dhe “Neurazzurët” tashmë kanë siguruar kualifikimin për fazën tjetër, mirëpo kjo ndeshje do vulos se cila skuadër do vazhdojë tutje si lider, transmeton lajmi.net.

Në listën e Realit ka shumë mungesa, si Karim Benzema, Gareth Bale dhe Dani Ceballos që janë të lënduar.

Lista e plotë e të ftuarve:

Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Isco, Camavinga

Sulmues: Hazard, Asensio, Jovic, Vinicius, Rodrygo, Mariano

Ndeshja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/