Një grua e grupmoshës 30-39 vjeç, humbi jetën nga infektimi me COVID-19 në Kosovë
Pavarësisht se gjatë muajve të fundit pati reduktim të numrit të vdekjeve si pasojë e virusit COVID-19, një viktimë është shënuar në 24 orëshin e fundit.
Lajme
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë sot u njoftua se humbi jetën një person, kurse u konfirmuan tri raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Por viktima në këtë rast është një grua që i takon grup moshës 30-39 vjeç, shkruan lajmi.net.
Viktima në këtë rast është nga Komuna e Gjakovës.
Në Kosovë gjatë orëve të fundit janë shëruar katër persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 282.
Në total numri i rasteve aktive është 322.
Gjatë ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë është theksuar se duhet të vazhdojë respektimi i masave antiCOVID, si dhe kushdo që hy në Kosovë nga data 3 janar do të duhet të ketë me vete dëshminë e vaksinimit kundër virusit COVID-19.
Duhet përkujtuar që së fundi nga MSH kanë theksuar se duhet patur kujdes të shtuar nga ky virus duke pas parasysh edhe variantin e ri të këtij virusi e që është Omicron.
Tashmë ka kaluar një kohë e gjatë që përpos Kosovës me virusin COVID-19 po vazhdon të përballet e gjithë bota, ku për shkak të infektimit humbën jetën shumë njerëz./Lajmi.net/