Kurti flet për COVID-19, tregon 4 rreziqet me të cilat Kosova do të përballet javët në vazhdim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në një konferencë për media rreth situatës epidemilogjike me COVID-19 në Kosovë dhe ka folur rreth rreziqeve të cilat e presin Kosovën.

Lajme

05/12/2021 14:35

Ai ka thënë se Kosova ka gjendje të qetë epidemilogjike, shkruan lajmi.net.

“Prej fillimit të pandemisë, motoja e qeverisë tonë ka qenë dhe vazhdon të jetë, pa panikë por me kujdes të shtuar. Fillimi i dhjetorit na gjen me situatë epidemiologjike më të qetë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në gjithë Europën. Këtë rezultat ttë shkëlqyer e kemi arritur ne të gjithë bashkë, institucionet shtetërore në bashkëpunim me qytetarët e Republikës. Megjithatë, rreziku i një vale të rë gjatë javëve dhe muajve në vazhdim na detyron ta rrisim vigjilencën tonë.”, tha Kurti.

Më tutje, Kurti ka përmendur 4 rreziqet kryesore me të cilat Kosova do të përballet së shpejti. Ai ka përmendur ardhjen e mërgimtarëve, situatën epidemiologjike në Europe, shkallën e ulët të vaksinimit dhe variantin e ri Omicron.

“Përkatësisht janë 4 rreziqe me të cilat do të përballemi shumë shpejt: Së pari festat e fundvitit shoqërohen me ardhjen e një pjese të konsiderueshme të mërgatës sonë, ky shtim i përkhohshëm i popullsisë, bashkë me grumbullimet e shumta festive të fundvitit e rrit dukshëm mundësinë e ngjarjeve supershpërndarëse duke paraqitur rrezik të lartë për shëndetin jo vetëm të banorëve të Kosovës por edhe vet mërgimtarëve.

Së dyti, situata epidemologjike nëpër Europë vazhdon të jetë tejet e rëndë, sidomos në disa vende ku banojnë një numer i madh i mërgimtarëve tanë sikur në Gjermani dhe Zvicër, pra shtimi i numrit të udhëtarëve nga këto vende e rrit mundësinë që gjendja epidemologjike të përkeqësohet në mënyrë të ngjashme edhe këtu tek ne në Kosovë.

Së treti, Kosova ka shkallë më të ulët të vaksinimit sesa këto vende evropiane, gjë që e bën një valë të re të infektimeve edhe më të mundshme edhe më të rrezikshme gjatë javëve e muajve në vazhdim.

Së katërti e më e rëndësishmja. Ditëve të fundit është shfaqur në Afrikën e Jugut një variant i ri i virusit Corona, i quajtur varianti Omicron, ky variant është përhapur të paktën në 38 vende të botës, dhe 18 vende evropiane. OBSH e ka klasifikuar si variant shqetësues dhe ka paralajmëruar mundësinë e pasojave të rënda nga valët e shkaktuara prej këitj varianti. Sipas të dhënave paraprake nga Afrika e Jugut variani i ri ka shancë të shpërndahet 2 herë më shpejt sesa varianti Delta si dhe e rrit dukshëm rrezikun e riinfektimit të atyre që janë riinfektuar nga një variant tjetër i virusit Corona.”, deklaroi Kurti.

Në fund, ai tha se varianti Omicron po shkakton shumë më shumë hospitalizime te fëmijët dhe shumica e rasteve nuk i kanë prindërit e vaksinuar.

“Por ajo që është më shqetësuese se varianti Omicron të paktën deri tash po shkakton shumë më shumë hospitalizime të fëmijëve sesa variantet e deritashme. Sipas autoriteteve shëndetësore të Afrikës së Jugut, gati të gjithë këta fëmijë, i kanë pasur prindërit të pavaksinuar. Kjo është një dëshmi më tëpër se mjeti ynë më efikas mbetet vaksinimi masiv.”, tha Kurti. /Lajmi.net/