Watford – City: Friend rezulton pozitiv me Covid-19, zëvendësohet nga gjyqtari i katërt

Ndeshja mes Watford dhe Manchester City nuk mund të shkonte krejtësisht sipas planit.

Sport

04/12/2021 17:42

Gjyqtari kryesor (i planifikuar) për këtë ndeshje, Kevin Friend, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, shkruan lajmi.net.

Friend do të zëvendësohet nga gjyqtari i katërt i planifikuar për këtë ndeshje, Simon Hooper.

Simon Hooper në anën tjetër do të zëvendësohet nga Rob Jones, i cili shkon në rolin e gjyqtarit të kartërt.

Ndeshja mes Watford dhe Manchester City luhet me fillim nga ora 18:30.  /Lajmi.net/