De Vrij pritet të largohet nga Interi
E ardhmja e mbrojtësit holandez duket se është jashtë Italisë.
Sport
Stefan De Vrij ka tërhequr interesimin e shumë skudrave të mëdha evropiane, dhe duket se do të largohet nga Interi në fund të edicionit, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave italiane, Antonio Conte e dëshiron De Vrijin te Tottenhami, dhe klubi do të bëjë gjithçka për transferimin e tij verën e ardhshme.
Conte ka punuar me holandezin sa ishte pjesë e Interit dhe i njeh mirë cilësitë e tij.
Në anën tjetër, duket se edhe Nerazzurët janë të hapur për shitjen e De Vrij, dhe tashmë kanë nisur të shikojnë opsionet e mundshme për ta zëvendësuar atë.
Mathias Ginter i Borussia Monchengladbach dhe Luiz Felipe i Lazios po përmeden si opsione për ta zëvendësuar 29-vjeçarin. /Lajmi.net/