Rrëfimi i trishtë i të mbijetuarit të luftës në Kosovë: Pashë kufomën e vëllait, nënës, gruas dhe tre fëmijëve

Imer Deliu një nga të mbijetuarit në luftën e Kosovës, ka treguar se serbët morën jetën e 23 anëtarëve të familjes së tij.

Lajme

29/11/2021 21:51

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Orën, ka rrëfyer se kur është kthyer në shtëpi fillimisht ka parë kufomën e vëllait, e më pas të nënës, gruas dhe tre fëmijëve të tij, si dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Ai tha se serbët i vranë me granata dore.

Imer Deliu: Më 26 shtator të vitit 1998 nga forcat serbe janë vrarë dhe masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e e tyre nga foshnja 6 javëshe deri në moshën 94-vjeçare. sa kam hy kam parë kufomën e vëllait i cili është ekzekutuar me automatik, kam hasur një grumbull kufomash duke filluar nga baci Pajazit nëna ime, shoqja me tre fëmijët, kunata me djalin, kunata tjetër që ishte shtatzënë, ishte shoqja e Hajrizit me dy vajzat. Ka qenë një grumbull kufomash që ishin ekzekutuar me granata dore.

YouTube player