E konfirmon PSG: Neymar për tetë javë jashtë fushës

PSG ka konfirmuar lëndimin e yllit të skuadrës, Neymar.

Sport

29/11/2021 16:08

Braziliani u largua duke qarë nga fusha në fitoren ndaj Saint-Etienne, transmeton lajmi.net.

PSG përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar lëndimin e Neymar, që është ndrydhje e këmbës së majtë në ligamente.

“Ekzaminimet e kryera mbrëmë konfirmojnë se Neymar ka pësuar një ndrydhje të këmbës së majtë me lëndime të ligamenteve. Pritet të mungojë për gjashtë deri në tetë javë”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, PSG konfirmoi se yjet e tjerë si Marco Verratti, Mauro Icardi dhe Georginio Wijnaldum dhe Ander Herrera do vazhdojnë me stërvitje brenda javës, derisa Julian Draxler mungon për dy apo tre javët e ardhshme./Lajmi.net/