Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Chelseas dhe Man Unitedit

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit anglez mes Chelseas dhe Manchester Unitedit, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Sport

28/11/2021 18:16

“Blutë” kanë dominuar plotësisht, pavarësisht që rezultati përfundimtar doli të jetë 0 – 0, shkruan lajmi.net.

Callum Hudson-Odoi kishte rastin më të mirë pas vetëm tre minutave, por nuk ia doli të shënojë në pozitën një kundër një ndaj De Geas.

Pastaj, rast tjetër ideal për Chelsean kishte edhe qendërmbrojtësin Antonio Rudiger që goditi shtyllën me një super gjuajtje nga distanca.

Ndërkohë, Man United në këtë pjesë vetëm u mbrojt, duke mos arritur të krijojë ndonjë rast të rrezikshëm, apo ndonjë gjuajtje në portë.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do këtë ndonjë fitues në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/