Neymar reagon pas lëndimit: Do rikthehem më i fortë
Ylli i PSG-së, Neymar pësoi një lëndim të tmerrshëm në fitoren ndaj Saint-Etinene.
Sport
Braziliani mori një lëndim seriozë gjatë përballjes me një kundërshtar dhe u largua nga fusha duke qarë, transmeton lajmi.net.
Nuk ka vonuar shumë dhe Neymar ka reaguar përmes rrjetit social “Instagram”, duke shkruar se do rikthehet më i fortë.
“Fatkeqësisht, këto gjëra janë pjesë e jetës së një atleti. Nuk mund të bëjmë asgjë, pos të ngrijmë kokën lartë dhe të vazhdojmë gjithmonë përpara. Do rikthehet më i mirë dhe më i fortë se me parë”, shkroi ai.
Ndërkohë, mbetet të shihet në ditët në vijim se për sa kohë, Neymar do jetë jashtë fushës së gjelbër./Lajmi.net/