Isco drejtë largimit nga Real Madrid në afatin e janarit

E ardhmja e mesfushorit të Real Madridit, Isco duket që është larg "Santiago Bernabeut".

Sport

28/11/2021 16:03

Mesfushori ofensivë rrallë herë zhvillon minuta nën urdhrat e Carlo Ancelottit te Real Madrid këtë sezon dhe sipas Mundo Deportivo, klubi spanjoll e lejon huazimin në afatin dimëror, pasi kontrata i skadon në verë, transmeton lajmi.net.

Kishte pak çudi kur Isco nisi të bënte nxehjen në ndeshjen ndaj Granadas, por pasi Ancelotti vendosi të ftojë lojtarë të tjerë, mesfushori u zemërua dhe refuzoi të bënte nxehjen.

Thuhet se pavarësisht se çfarë bën 29-vjeçari, nuk do fitojë më shumë minuta nën urdhrat e Carlo Ancelottit, ngase këtë edicion ka luajtur vetëm 175 minuta.

Por, forma e dobët nuk ka ndikuar të mos këtë interesim. Gjiganti i Premierligës, Arsenal dhe klubet spanjolle, si Real Betis dhe Sevilla kanë interesim seriozë në futbollistin./Lajmi.net/