Messi regjistron ‘hat-trick’ të asistimeve në fitoren ndaj St Etienne

PSG ka vazhduar me fitoren e radhës në kampionatin francez pasi ka mposhtur skuadrën e St. Etienne si mysafir me rezultat 3-1.

Sport

28/11/2021 15:12

Mysafirët fillimisht u gjendën në disavantazh në minutën e 25-të të ndeshjes, përpara se parisienët të barazonin rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të Marquinhos dhe vendasit të ndëshoheshin me karton të kuq.

Di Maria i dha avantazhin skuadrës pas një super asistimi të Messit në minutën e 79-të të ndeshjes, teksa parisienët realizuan edhe njëherë në fund të ndeshjes pas një krosimi të bukur nga Messi në të cilën Marquinhos realizoi golin e dytë në ndeshje.

Goli i Di Marias – VIDEO

Messi arriti të kompletoj ‘hat-trick-un’ e asistimeve këtë ndeshje, duke qenë i përfshirë në të tre golat e shënuara të PSG-së në fitoren 3-1.

Goli i dytë i Marquinhos – VIDEO

Me këtë fitore, parisienët arrijnë fitoren e 13-të në 15 xhiro, duke mbledhur plot 40 pikë me një shkëputje të madhe pikësh nga përcjellësi i dytë. /Lajmi.net/