‘Të lutem më lër të qetë’ – Gruaja ulet në gjunjë dhe e lutë burrin që e ndjekë prej 5 vitesh

Video ka lënë pa fjalë të gjithë internetin.

Fun

23/11/2021 16:29

Shumë gra në ditët e sotme përballen me meshkuj që nuk dinë se kur të heqin dorë, mirëpo disa raste me të vërtetë mund të bëhen të frikshme.

Një grua, që është ndjekur vazhdimisht nga një burrë për 5 vitet e fundit duket se e arriti kulmin e durimit kur në rrug u ul në gjujnë dhe iu lut atij që ta lërë të qetë.

Një video që qarkulloi në mediat sociale tregonte gruan duke u gjunjëzuar në rrugë dhe e shqetësuar duke u përkulur ndaj një burri, gjithashtu në gjunjë.

Një dëshmitar okular i tha ET Today se burri e kishte ndjekur atë për pesë vjet, duke deklaruar shpesh dashurinë e tij për të. Gruaja e refuzoi vazhdimisht, por ai kurrë nuk i mori fjalët e saj për zemër dhe vazhdoi ta ndiqte.

Në fund gruaja nuk e duroi dot dhe iu lut burrit që të hiqte dorë. Dhe sipas Yahoo Taiwan News që ajo bërtiti: Të lutem më lër të shkoj! /Lajmi.net/