Messi: Ka skuadra më të mira se Barcelona, kujtimet e bukura me Ronaldon do mbesin në histori

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka folur në një intervistë për "Marca" lidhur me gjithçka, përfshirë PSG, Barcelona, Sergio Ramos edhe rivalin Cristiano Ronaldo.

Sport

23/11/2021 09:00

Messi është duke gjetur formën e vjetër te klubi francez, me të cilët synon shumë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Tetë Pichichi, rekord absolut në La Liga?

“E vërteta është se është çmenduri që kam fituar kaq shumë Pichichi. Më dukej e pamundur të arrija gjashtë si Zarra, le më t’i tejkalojë. Është diçka spektakulare”.

Adaptimi në Paris?

“Tani jam mirë. Jam adaptuar plotësisht, mund të hynim në shtëpinë e re dhe fëmijët nisën shkollën. Kemi shkuar gjithashtu në shumë udhëtime në Argjentinë për ndeshjet e kualifikimit që me ndaloi të vazhdoj nivelin e njëjtë këtu. Por, kjo është jeta”.

Me Mbappe dhe Neymar dhe të tjerët, është e mundur të mendosh se PSG është favoriti kryesor për Ligën e Kampionëve?

“Të gjithë e thonë se jemi favoriti i madh dhe nuk e mohoj se jemi ndër kandidatët, por ka gjëra që duhen bërë që të jemi skuadër e fortë. Nuk jemi të vetmit, ka kandidatë të tjerë. Liga e Kampionëve është e vështirë, gjë që e bën të bukur dhe të veçantë. Jemi ndër favoritët, por jo të parët”.

Çka mendoni për kandidatët e tjerë për Ligën e Kampionëve?

“Sot, Liverpool është mirë, është duke u rikthyer në Liverpoolin që e fitoj Ligën e Kampionëve. Pastaj janë City, Bayern, Madrid, Atletico. Ka shumë skuadra që do luftojnë për Ligën e Kampionëve, që është më garuese në vitet e fundit sepse janë disa skuadra që mund ta fitojnë”.

A janë opsion skuadrat spanjolle?

“Real Madrid është gjithmonë garuese. E njëjta gjë do ndodh me Atletico, këto të dyja do luftojnë. Janë rivalë të ndryshëm. Të dy e dinë garën mirë dhe si të luajnë, që padyshim janë dy nga favoritët. Barcelona është në rindërtim me lojtarë shumë të rinj. Sot, mendoj që ka skuadra më të mira se Barcelona, por nuk do të thotë se nuk do luftojnë, duke marrë parasysh arritjen e Xavit. Sevilla është në situatë të vështirë në grup, por kanë mundësi kualifikimi dhe janë shumë garues. Të gjithë skuadrat spanjolle e kanë treguar në vitet e fundit në Evropë. Gjithmonë janë aty.

Çka mendon për paraqitjet e Cristiano Ronaldos?

United është skuadër e fortë me lojtarë të mirë. Cristiano e ka njohur klubin, por ishte në fazë tjetër dhe tani është adaptuar në mënyrë impresionuese. Që nga fillimi ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk ka pasur problem në adaptim. Në Premierligë nuk duken aq mirë sa mendohej, por është shumë vështirë. Pas dhjetorit ndryshojnë gjërat dhe çdo gjë mund të ndodh?

Me trego të vërteten, a ju mungojnë duelet direkt me portugezin?

“Është kohë e gjatë që prej garonim në të njëjtën ligë. Garuam individualisht dhe si skuadër për synime. Ishte fazë e bukur që edhe njerëzit e shijuan shumë. Është kujtim i bukur që do mbetet në historinë e futbollit”.

Neymar, Cristiano, Luis Suarez, Leo Messi… Pse La Liga është duke humbur lojtarë të shkëlqyer për sezon?

“Shpresoj që të rikthehen lojtarë të mirë siç kanë qenë në dekadën ose 15 vitet e fundit. Ishte gjithmonë ndër ligat më të mira në botë dhe shpresoj që të rikthehet. Është e vërtetë që u larguan për arsye të ndryshme, por kam besim që ka të ardhme”.

A e sheh Mbappen në Madrid sezonin tjetër?

“E vërteta është që nuk e di. Vetëm ai e di çfarë është duke i ndodhur në kohë. Mund të them se jam i lumtur që ka qëndruar këtë vit. Është shumë i rëndësishëm për ne dhe do luftojmë për objektivat që kemi. Do vendos pasi sezoni të përfundojë. E vërteta është që nuk e di çfarë do ndodh”

A e flet Mbappe mirë gjuhën spanjolle?

E flet në mënyrë perfektë. Ai flet mirë në gjithçka, në gjuhën spanjolle, angleze, sidomos franceze.

Si kaloni me Ramos në dhomën e zhveshjes pas gjithë atij rivaliteti në Spanjë?

“Në fillim ishte e çuditshme pas shumë viteve rivalitet, duke qenë kapiten të Barça dhe Madrid, pas shumë Clasicove të zhvilluara, shumë lufta kishim në fushë. Por, të gjitha u lanë aty dhe jemi respekt për njëri-tjetrin, pavarësisht rivalitetit të vjetër. Ta kem si partner është shfaqje. Pak nga pak është duke na u bashkuar dhe shpresoj të luajë sa më e shpejtë të është e mundur sepse do jetë lojtar i duhur për objektivat”.

Ramos a është si e ke imagjinuar?

“E kam njohur. E vërteta është që nuk kishim biseda të mira, por kemi kaluar në të njëjtën ligë për shumë vite dhe kemi biseduar me shumë se një herë. E kisha idenë se si ishte. Kishe bashkëlojtarë që ishin me të te Spanja, pra e njohja. Tani që jemi më shumë bashkë në Paris, e shoh që është person i mirë”.

Çfarë Xavi mund t’i sjellë Barcelonës?

“Mund të kontribuojë shumë. Është trajner që di shumë, e njeh shtëpinë. Respektohet shumë nga tifozët dhe lojtarët. Do jetë trajner i rëndësishëm për lojtarët e rinj sepse ai do t’i mësojë. Me të, skuadra do rritet. Nuk kam dyshime”.

Xavi tha se i ke dërguar mesazh kur nënshkroi me Barcelonën?

“Flas me Xavin shpesh. Jemi miq, kemi shpërndarë shumë gjëra dhe që kur u largua kemi biseduar. Nuk me kujtohet se çfarë i thashë në mesazh, e urova në hapin tjetër. Ai do bëjë shumë mirë sepse është punëtor dhe e njeh shtëpinë”.

A mendon që Barcelona ishte e padrejtë me Koeman?

“Gjithmonë je i padrejtë me trajnerët. Ishte e padrejtë me Koeman, me Valverde. Kur ka rezultate të këqija, gjëja më e lehtë është të ndryshosh trajnerin dhe jo lojtarët. Koeman arriti në kohë të vështirë që shumë lojtarë u larguan, por ishte në gjendje të merrte shumë lojtarë të rinj. Siç ju thashë, gjëja më e lehtë është të fajësosh trajnerin”.

A të befasojë rikthimi i Alves?

“E vërteta është që më befasojë, sidomos për momentin. Mendoj se është i mirë, ngase do jetë i rëndësishëm për lojtarët e rinj. Do t’iu ndihmoj të rriten si person. Do e bëjë me shumë lojtarë të rinj, në ndeshje dhe stërvitje”.

Barcelona rrezikon të mos kualifikohet sonte. Çka mendon? A të bën të ndihesh keq?

“Po. Gjithmonë e dua më të mirën për Barcelonën. Jam tifoz edhe pse nuk luaj aty. Kam kolegë dhe miq në atë skuadër. Dua që të bëjnë mirë. Është e vërtet që janë pikë mbrapa, por ka shumë kohë dhe nuk kam dyshime që Barcelona do rikthehet dhe ngritët”.

Rikthimi te Barcelona?

“Si lojtar? Gjithmonë e kam thënë se dua t’i ndihmoj klubit sepse është shtëpia ime dhe do jetojë aty. Nëse do mund të kontribuojë, do doja të rikthehesha”, nënvizoi argjentinasi.

Nesër, PSG-ja do këtë një sfidë të vështirë në shtëpi kundër Manchester Cityt, ku me një fitore do kualifikoheshin tutje./Lajmi.net/