Policia jep detaje se si ndodhi rrahja për maska në qendrën tregtare në Prizren

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një qendër tregtare në Prizren.

Lajme

21/11/2021 20:50

Rrahja ndodhi në mes të disa qytetarëve dhe punëtorit të sigurimit në këtë qendër.

Ndërsa nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit janë deklaruar lidhur me rastin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur se tashmë në stacionin policor janë shoqëruar katër persona, të përfshirë në këtë përleshje fizike, shkruan lajmi.net.

Poashtu është theksuar se arsyeja e përleshjes ishte mosbindja e qytetarëve ndaj punëtorit të sigurimit, i cili kishte kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren.

“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin policor janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryhen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”,deklaroi Gashi./Lajmi.net/

Rrahje për mungesë maskash mes sigurimit dhe qytetarëve në një qendër tregtare në Prizren