A duhet të flini me flokë të lagur? Ja çfarë sugjerojnë ekspertët e bukurisë

A është me të vërtetë e dëmshme? Shkurtimisht, varet nga lloji i flokut.

Lifestyle

18/11/2021 16:29

Pas një dite të gjatë pune, e meritoni një shpërblim (një dush të ngrohtë) apo jo? Mirëpo, ndonjëherë jeni tepër të lodhur për t’i tharë flokët pas dushit, prandaj zgjidhni që të flini me flokët e lagur. Me siguri keni dëgjuar që të flini me flokë të lagur është një nga gabimet më të “mëdha” që mund të bëni.

Mirëpo, stilisti i famshëm i flokëve Kristen Shaw na shpjegon pse gjumi me flokë të lagur mund të jetë i mirë për disa lloje flokësh (për sa kohë i lani siç duhet).

Ja se çfarë duhet të dini për këtë “rregull” të bukurisë së përditshme:

Te flini me flokët e lagur është vërtet një veprim i keq apo është vetëm një mit bukurie.

Shaw thotë se është një mit bukurie, “Në varësi të llojit të flokëve, gjumi me flokë të lagur në të vërtetë mund të forcojë flokët dhe t’i bëjë ato me valë”.

Mirëpo, Shaw tregon se fjetja me flokët e lagura nuk i bën mirë çdo lloj floku. Për shembull, vajzave me flokë të trashë nuk u sugjerohet të flenë me kokën e lagur.

Vajzat me flokët kaçurrele duhet ta aplikojnë këtë metodë: Të bëjnë dush dhe t’i mbështjellin flokët me një peshqir. Në mëngjes do të zgjohen me kaçurrelet e bukura që aq shumë vuajnë për t’i bërë. /Lajmi.net/