MINT merr vendim për hapjen e hetimeve për importin e disa produkteve nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se ministria që udhëheq ka marrë vendim për hapjen e hetimeve zyrtare për importin e e produkteve konditorik.

Lajme

18/11/2021 11:40

Këto produkte përfshijnë  ëmbëlsirat dhe biskotat e importuara nga Serbia, sipas kodit Neditarik HS1905, e cila sipas saj përfshin një gamë të gjerë të produkteve.

“Kemi një ligj që i cili është për shumë vite në fuqi, por që nuk ka qenë në zbatim dhe që kemi një bazë të plotë gjithmonë kur kemi një padrejtësi nga vendet e jashtme për të mbrojtur prodhuesit tanë vendor nga Serbia, ose vendet e tjera që në këtë rast kemi edhe vendet që mund të dëmtojnë por ne kemi vërejt që ka shumë importe së fundi nga tregu i Serbisë dhe kryesisht janë rritjet enorme të disa nga produkte konditorike.” u shpreh Hajdari gjatë një konferencë për media.