6 modele këpucësh që janë në modë, për çdo rast që mund të keni këtë sezon

Për festa apo përditshmëri, këto janë modelet më me stil të këtij sezoni.

Lifestyle

18/11/2021 11:02

Ndonjëherë këpucët që zgjidhni janë edhe më të rëndësishme se veshja. Prandaj, për çdo rast që mund të keni duhet t’i zgjidhni me kujdes. Për këtë mund t’ju ndihmojnë këto 6 trende në këtë artikull.

Nga takat me shumë rripa që i kemi parë shumë shpesh kohët e fundit, e deri te çizmet e gjata me taban, ka kaq shumë këpucë me stil që mund t’i vishni këtë vjeshtë për t’u dukur gjithmonë trendy.

Mos harroni, është mirë t’i bëni vetes ndonjë dhuratë herë pas here dhe këpucët janë një investim që gjithmonë ia vlen.

Për festa apo përditshmëri, këto janë modelet më me stil të këtij sezoni.

1. Çizmet e gjata deri te gjuri me taban

2.  Sandalet me rripa të gjatë

3. ‘Loafers’ me gomë të trashë

4. Shapka të ngrohta

5. Këpucët e argjendta (qofshin çizme, atlete apo taka)

6. Nallanet (edhe pse mund të mos ju pëlqejnë, duhet ta pranojmë se janë shumë në modë) /Lajmi.net/